– Me 10 maj, të vitit 2019, fansat e Britney Spears, ishin mbledhur jashtë një gjykate në Los Angeles, në kuadër të lëvizjes #FreeBritney, lëvizje kjo e cila e mbështeste këngëtaren në betejën e saj, për të fituar autonominë kundrejt babait të saj.
– Në këtë datë, të vitit 1985, rock bendi më i suksesshëm i vajzave The Go-Go’s njoftuan për shpërbërjen e bendit. Në vitin 1981, ato publikuan albumin ‘Beauty and the Beat’, i cili bëri histori si albumi i parë i një grupi vajzash, që zuri pozitën e parë në top lista muzikore në Amerikë.
– Në këtë datë, të vitit 1963, The Rolling Stones regjistruan singlin e tyre të parë, një version të këngës ‘Come On’ të Chuck Berry-it, në Olympic Studios në Londër. Singli i publikuar në qershor të atij viti, arriti të hynte në UK Top 40. Më pas, në qershor të vitit 2013, Mick Jagger e këndoi për herë të parë këngën në fjalë gjatë një koncerti, pas më shumë se 50 vjetësh.







