– Më 9 maj, të vitit 1964, këngëtari Louis Armstrong, në atë kohë 62 vjeçar, hyri në histori si artisti më i vjetër që po kryesonte top listën amerikane, më këngën ‘Hello, Dolly!’.
– Në këtë datë, të vitit 2014, Epic Records lansuan albumin ‘Xscape’, që është albumi i dytë i publikuar pas vdekjes (Post mortum) së mbretit të zhanrit pop, Michael Jackson.
– Në këtë datë, të vitit 1969, albumi eksperimental i kitaristit të The Beatles, George Harrison, i titulluar ‘Electronic Sound’, u publikua nga Zapple Records. Albumi në fjalë konsiderohet si një nga albumet e para të muzikës elektronike nga një muzikant i zhanrit rock.







