– Me 8 maj, të vitit 1970, grupi legjendar The Beatles publikoi albumin e tyre të 12-të dhe të fundit, të titulluar ‘Let It Be’, gati një muaj pas shpërbërjes së grupit.
– Në po këtë datë, të vitit 2005, këngëtari Bruce Springsteen, kryesonte top listat e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tij të 13-të me radhë, të titulluar ‘Devils and Dust’.
– Në po këtë datë, të vitit 1993, albumi ‘Get A Grip’ nga Aerosmith, zuri vendin e parë në top listën amerikane Billboard Hot 200. Ky ishte albumi i 11-të i bendit Aerosmith që arriti të shitej në mbi 20 milionë kopje nëpër botë.







