– Më 20 prill, të vitit 1993, grupi Aerosmith publikuan albumin e tyre të 11-të, të titulluar “Get A Grip”, i cili u bë albumi më i shitur i tyre, me më shumë se 20 milion kopje të shitura.
– Në këtë datë të vitit 1985, kënga “We Are the World” ishte në vendin e parë të top listës së këngëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Projekti bashkoi shumë yje të mëdhenj të muzikës, mes tyre Stevie Wonder, Tina Turner, Bruce Springsteen, Diana Ross, Bob Dylan, Daryl Hall, Huey Lewis, Ray Charles, Billy Joel dhe Paul Simon. Autorët e këngës ishin Michael Jackson dhe Lionel Richie.
– Me datën 20 prill, të vitit 2018, në moshën 28 vjeçare, ndërroi jetë DJ i famshëm suedez, Avicii. Ai është i njohur për super hitet ‘Wake me Up’, ‘Waiting for love’, ‘Heaven’ dhe ‘The Nights’.
– Në këtë datë, të vitit 1957, këngëtari Elvis Presley, qëndroi për 8 javë rresht në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën ‘All Shook Up’. Kjo këngë ishte kënga më e dëgjuar e vitit 1957.







