– Në datën 20 shkurt, të vitit 1988, ka lindur këngëtarja, kantautorja dhe aktorja nga Barbadosi, Rihanna. Ajo cilësohet si një nga këngëtaret më të mira të shekullit 21. Rihanna është artistja e dytë femër me më së shumti shitje të albumeve, gjithsej 250 milion kopje të shitura globalisht.
– Me 20 shkurt, të vitit 1967, kishte lindur në Washington të Amerikës, vokalisti i bendit Nirvana, Kurt Cobain. Fatkeqësisht, ai vdiq në prill, të vitit 1994.
– Në këtë datë, të vitit 1993, Whitney Houston kishte publikuar këngën e saj të famshme ‘I Will Always Love you’.
– Me 20 shkurt, të vitit 2008, albumi i Rolling Stones, i vitit 1976, i blerë në atë kohë për vetëm 2 funte, ishte shitur për 4 mijë dollar në një ankand në Londër. Albumi në fjalë i titulluar ‘Black and Blue’, ishte i nënshkruar nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe anëtarët e tjerë.







