– Me 6 shkurt, të vitit 1962, lindi këngëtari, kantautori, aktori dhe themeluesi i bendit legjendar “Guns n’Roses”, Axl Rose. Ai njihet për hitet “Welcome to the Jungle”, “Sweet Child o’Mine”, “Patience” dhe “Paradise City”. Me grupin “Guns n’Roses”, Axl ka shitur anembanë botës mbi 86 milion albume.
– Në këtë datë, të vitit 2005, këngëtari Eminem ishte në pozitën parë të këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Like Toy Soldier’, që ishte jesë e albumit të tij ‘Encore’.
– Me 6 shkurt, të vitit 1945, ka lindur këngëtari Bob Marley. Albumi i tij ‘Best Of’, kaloi 330 javë, në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Marley pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë, më 11 maj, të vitit 1981.
– Në po këtë datë, të vitit 2013, Rihanna ka shoqëruar Chris Brown në dëgjimin e tij në gjykatë, ku ai ishte i akuzuar për sulm fizik ndaj Rihanës.







