Me 17 nëntor të vitit 1984, grupi Wham ishin në pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Make It Big’ dhe në pozitën e parë në Amerikë me këngën ‘Wake Me Up Before You Go-Go’.
Në këtë datë në vitin 2003, 21 vjeçarja në atë kohë Britney Spears, u bë këngëtarja më e re që mori një yll në Hollywood Walk of Fame. E vetmja artiste tjetër që mori një yll në Hollivud në moshën e saj, ishte aktorja Melissa Gilbert.
Në po këtë datë të vitit 2007, grupi ‘The Eagles’ gjendeshin në pozitën e parë në Amerikë, me albumin e tyre ‘Long Road Out Of Eden’, që ishte edhe albumi i tyre i shtatë që nga viti 1979.