Me 15 nëntor në vitin 1966, The Doors nënshkruan zyrtarisht kontratën me shtëpinë diskografike Elektra Records, duke vendosur për publikimin e shtatë albumeve të reja.
Në këtë ditë në vitin 2000, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Awards’, grupi All Saints u shpërblye për këngën më të mirë pop, Ricky Martin fitoi çmimin për artistin më të mirë mashkull, Madonna fitoi si artistja më të mirë femër, Red Hot Chili Peppers fitoi si grupi më i mirë rock, dhe Jennifer Lopez fitoi si artistja më e mirë në zhanrin R&B.
Në po këtë datë në vitin 2016, pianisti, këngëtari dhe kantautori amerikan i muzikës jazz, Mose Allison vdiq në moshën 89 vjeç. Ai u shqua për muzikën unike duke bashkuar muzikën jazz me atë moderne.