– Në këtë datë, në vitin 1972, David Bowie lansoi këngën ‘Changes’, në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ishte edhe kënga e fundit të cilën Bowie e performoi live në një skenë, deri në paraqitjen e tij të fundit në vitin 2006, përkrah këngëtares Alicia Keys.
– Më 7 janar, të vitit 2010, shifrat e Nielsen SoundScan treguan se përgjatë vitit 2009, artisti me shitjet më të larta përgjatë një viti, ishte Michael Jackson me mbi 8.286.000 projekte muzikore të shitura.
– Më 7 janar, të vitit 1980, Pink Floyd lansuan pjesën e dytë të këngës ’Another Brick In The Wall’ në Amerikë. Kënga arriti majat e top listave në Amerikë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë vende të tjera, përfshirë Australinë, Gjermaninë dhe Italinë.







