– Me datën 3 dhjetor, të vitit 1990, Enigma publikuan albumin e tyre debutues të titulluar “MCMXC a.D.”. Në të përfshihen këngët “Sadeness (Pjesa I)”, “Mea Culpa (Pjesa II)”, “Principles of Lust” dhe “The Rivers of Belief”.
– Me datën 3 dhjetor, të vitit 2014, kantautori Ed Sheeran, u shpall artisti më i transmetuar në botë nga Spotify. 23-vjeçari kishte grumbulluar më shumë se 860 milionë transmetime, duke mposhtur Eminem dhe Coldplay, të cilët dolën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
– Në këtë datë të vitit 1971, Deep Purple udhëtuan në Montreux, në Zvicër, për të regjistruar albumin e tyre ‘Machine Head’, në kazino Montreux. Planifikimi nuk shkoi siç ishte planifikuar dhe kazinoja u dogj të nesërmen dhe ata përfunduan duke regjistruar albumin në një hotel tjetër.







