– Me 25 nëntor, të vitit 1972, Chuck Berry qëndroi në pozitën e parë në top listën e Mbretërisë së Bashkuar me këngën “My Ding a-Ling”. Versioni origjinal i kësaj kënge, ishte regjistruar fillimisht nga Dave Bartholomew, në vitin 1952.
– Po në këtë datë, të vitit 1992, u dha premiera e filmit “The Bodyguard”, ku në rolin kryesorë ishin Whitney Houston dhe Kevin Costner. Kolona zanore e këtij filmi, ishte kënga e interpretuar nga Whitney, e titulluar “I Will Always Love You”. Kënga në fjalë u bë një nga kolonat zanore më të shitura të të gjitha kohërave, duke arritur shifrën 42 milionë kopje në mbarë botën.
– Në po këtë datë, të vitit 2005, këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja amerikane, njëherësh e njohur si “Mbretëresha e muzikës pop”, Madonna u pozicionua në vendin e parë të tabelës së albumeve më të mira në SHBA, me albumin ‘Confessions on a Dance Floor’.







