– Më 1 nëntor, të vitit 1969, kënga “Suspicious Minds” nga Elvis Presley, arriti në pozitën numër 1, të listës Billboard Hot 100 në SHBA. Kjo këngë shënoi hitin e 18‑të dhe të fundit që ishte në krye të top listës, gjatë jetës së Elvis Presley‑t.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1968, George Harrison u bë muzikanti i parë i Beatles që publikoi një album solo, që e titulloi ‘Wonderwall Music’, me kompaninë Apple Records.
– Më 1 nëntor, të vitit 1970, Neil Young publikoi solo albumin e tij të tretë, të titulluar “After the Gold Rush”. Ky album është konsideruar një nga më të mirët në historinë e muzikës rock dhe folk-rock, me këngë ikonike si “Southern Man” dhe këngën e titullar “After the Gold Rush”.







