– Më 29 tetor, të vitit 1970, kënga e titulluar “Cracklin’ Rosie” nga Neil Diamond, u certifikua me çmimin ‘I Artë’ dhe kjo ishte kënga e tij e parë që arriti të klasifikohet në vendin e parë në Billboard Hot 100.
– Më 29 tetor, të vitit 2000, rock bendi Limp Bizkit filluan një rrugëtim dy javor në vendin e parë të top listës së albumeve më të dëgjuara Billboard, me “Chocolate Starfish”. Albumi arriti që të shitej në treg në 8 milion kopje.
– Më 29 tetor, të vitit 1984, rock bendi anglez Deep Purple, publikuan albumin e tyre të titulluar ‘Perfect Strangers’.
– Në këtë datë, të vitit 2016, Bob Dylan pranoi çmimin Nobel për letërsi.
– Më 29 tetor, të vitit 1996, vokalisti i bendit Guns N’ Roses, Axl Rose, njoftoi se kitaristi i bendit Slash, nuk ishte më anëtar i grupit Guns N’ Roses. Slash formoi grupin tjetër, të cilin e kishte emërtuar ‘Slash’s Snakepit and Velvet Revolver’.







