– Me 27 tetor, të vitit 1998, Lauryn Hill publikoi këngën e saj të parë si solo artiste, të titulluar “Doo Wop (That Thing)”, që u klasifikua menjëherë në pozitën e parë në Billboard Hot 100.
– Me 27 tetor, të vitit 2014, Taylor Swift publikoi albumin e saj të pestë të titulluar “1989”. Ky album fitoi shumë çmime duke përfshirë edhe çmimin “Album më i mirë i vitit” në Billboard dhe në Grammy.
– Me 27 tetor, të vitit 1982, u publikua albumi i këngëtarit Prince, të cilin e kishte titulluar “1999”.
– Në po këtë datë, të vitit 2006, këngëtarja Amy Winehouse, publikoi albumin e saj të dytë dhe të fundit të incizuar në studio, të cilin e kishte emërtuar ‘Back to Black’. Albumi në fjalë përfshinë pesë mega hitet e saj: “Rehab”, “You Know I’m No Good”, “Back to Black”, “Tears Dry on Their Own” dhe “Love Is a Losing Game”. Me këtë album, Amy mori çmimin për ‘Vokalin më të mirë pop’, në ceremoninë e 50-të, të ndarjes së çmimeve ‘Grammy’.







