– Më 18 tetor, të vitit 2008, reperi T.I. zuri dy vendet e para në Billboard Hot 100, me këngët “Live Your Life” në bashkëpunim me Rihannan dhe “Whatever You Like.”
– Më 18 tetor, të vitit 1988, Bon Jovi me albumin e tyre “New Jersey” arritën në vendin e parë në top-listat amerikane. Ky ishte albumi i katërt i grupit që përmbante disa nga hitet e tyre më të mëdha, si “Bad Medicine” dhe “I’ll Be There for You”.
– Më 18 tetor, të vitit 2008, këngëtarja Adele u shfaq në ‘Saturday Night Live’ shoë, së bashku me kandidaten e atëhershme për zëvendës presidente amerikane, Sarah Palin. Shfaqja televizive fitoi vlerësimet më të larta në 14 vite transmetimi, me një total prej 17 milionë shikuesish.
– Në këtë datë, të vitit 2021, këngëtari Kanye West e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, një pseudonim që ai e kishte mbajtur prej kohësh.