– Më 14 tetor, të vitit 2020, Post Malone fitoi nëntë çmime, duke përfshirë edhe çmimin “Artisti më i mirë” në Billboard Music Awards. Ndërsa shumë artistë performuan drejtpërdrejt, nuk kishte publik të pranishëm për shkak të pandemisë.
– Sot, me 14 tetor, feston ditëlindjen këngëtari dhe kantautori amerikan, Usher. Këngëtari nga Dallasi njihet si një ndër artistët më me influencë në histori të muzikës, në zhanret R&B dhe Pop. Usher deri më sot ka fituar tetë çmime Grammy.
– Në këtë datë, të vitit 1972, këngëtari Michael Jackson me këngën e tij të titulluar “Ben”, arriti të pozicionohet në vendin e parë në top listat muzikore në SHBA. Kënga bën fjalë për një djalë dhe dashurinë që ai ka për një mi të përkëdhelur.
– Në po këtë datë, të vitit 2014, pop këngëtarja Kesha, ngriti një padi civile kundër producentit të saj të kamotshëm, Dr. Luke (Lukasz Gottwald), në një përpjekje për t’u liruar nga kontrata me të.