– Më 13 tetor, të vitit 1973, The Rolling Stones filluan një sukses katër javor në vendin e parë të toplistës së albumeve më të dëgjuara në SHBA, me “Goats Head Soup” album ky i katërti i grupit që arriti të kryesojë Billboard.
– Në këtë datë, të vitit 1990, këngëtari George Michael arriti vendin e parë në top listat amerikane me këngën “Praying For Time”. Ky ishte singli i gjashtë nga George Michael që arriti vendin e parë në Billboard, në SHBA.
– Më 13 tetor, të vitit 1992, këngëtari Prince publikoi albumin ‘Prince & The New Power Generation’s Love Symbol’, me një simbol në kopertinë, që më vonë u bë simbol i emrit të tij.
– Në këtë datë, të vitit 1995, rap këngëtari Tupac Shakur, u lirua nga burgu pas 8 muajsh.
– Në këtë datë, të vitit 2008, pesë muaj pasi u martua me Jay-Z, këngëtarja Beyoncé publikoi këngën “Single Ladies (Put a Ring on It)”. Me këngën në fjalë, ajo arriti në vendin e parë në top listat muzikore në Amerikë, për katër javë rresht dhe fitoi çmimin Grammy, për ‘Këngën e Vitit’.