– Më 11 tetor, të vitit 2009, Barbara Streisand u rendit në vendin e parë në toplistat e albumeve më të dëgjuara në SHBA, me albumin “Love Is the Answer”. Ky ishte albumi i saj i nëntë që arriti në vendin e parë, duke e bërë atë artisten e vetme që ka pasur një album në vendin e parë në Amerikë, në pesë dekada të ndryshme.
– Sot, me 11 tetor, feston ditëlindjen rap artistja dhe kantautorja amerikane, Cardi B. Ajo është një nga rap artistet më të suksesshme të gjeneratës së saj. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë “Girls Like You”, “I Like It” dhe “Bodak Yellow”.
– Më 11 tetor, të vitit 1983, këngëtari Lionel Richie, publikoi solo albumin e tij të dytë, të titulluar ‘Can’t Slow Down’, i cili arriti shitje në mbi 10 milionë kopje, vetëm në Amerikë.
– Në këtë datë të vitit 2013, këngëtarja Lady Gaga, bëri debutimin e saj në botën e filmit, duke luajtur personazhin ‘La Camaleon’ në filmin aksion-krim, të Robert Rodriguez, ‘Machete Kills’.