Me 6 nëntor të vitit 1977, grupi ABBA qëndroi për 4 javë në pozitën e parë në top listën e hiteve në Britaninë e Madhe, me këngën e tyre ‘The Name Of The Game’. Kjo këngë fillimisht u quajt ‘ A Bit Of Myself’.
Në këtë ditë në vitin 2005, në listat zyrtare të rankimit të muzikës në në Mbretërinë e Bashkuar, njoftuan se Robbie Williams kishte shitur më së shumti albume në Britaninë e Madhe në dekadën e fundit me 6 milion albume të shitura. Colplay ishte në vendin e dytë me 5 milion dhe Dido në vendin e tretë me afër 5 milion albume të shitura.
Me 6 nëntor të vitit 2014, muzikanti amerikan Rick Rosas vdiq në moshën 65 vjeçare. Ai ishte një nga muzikantët më të kërkuar në Los Angeles. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai luajti me Neil Young, Joe Walsh, Jerry Lee Lewis, Ron Wood dhe shumë të tjerë.