– Më 5 tetor, të vitit 2004, grupi R.E.M. publikuan albumin e tyre të 13-të me radhe, të titulluar ‘Around the Sun’. Albumi përfshin këngët “Leaving New York”, “Aftermath”, “Electron Blue” dhe “Wanderlust”.
– Më 5 tetor, të vitit 1973, Elton John publikoi studio albumin e tij të shtatë me radhë, të cilin e titulloi “Goodbye Yellow Brick Road”.
– Më 5 tetor, të vitit 1980, këngëtari i njohur Paul McCartney, hyri në librin e rekordeve Guinness, si një nga artistët me albumet më të shitura në historinë e muzikës, në botë.
– Më 5 tetor, të vitit 1975, anëtarët e grupit The Wailers: Bob Marley, Peter Tosh dhe Bunny Wailer, performuan për herë të fundit së bashku, në koncertin ‘Wonder Dream’.