– Në këtë datë, të vitit 1961, ka lindur këngëtari kubano-amerikan, Jon Secada. Secada ka shitur mbi 20 milionë albume në mbarë botën dhe ka fituar tre çmime Grammy, duke u bërë një nga artistët më të suksesshëm të muzikës latine.
– Më 4 tetor, të vitit 1999, këngëtarja Faith Hill lansoi këngën “Breathe”. Kjo këngë korri suksese të jashtëzakonshme, teksa nga Billboard fitoi çmimin “Kënga më e mirë e vitit”, në vitin 2000.
– Më 4 tetor, të vitit 1970, këngëtarja Janis Joplin, u gjet e vdekur në Hotel Landmark, në Los Anxhelos, pas një mbidoze me heroinë. Ajo ishte vetëm 27 vjeçe.
– Në këtë datë, të vitit 2019, filmi i suksesshëm ‘Joker’, u bë filmi i parë që përdori këngën “Rock And Roll Part 2” të Gary Glitter, që nga dënimi i këtij artisti në vitin 2015.