– Më 13 shtator, të vitit 2009, reperi Kanye West, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Music Awards’, doli në skenë dhe ndërpreu fjalimin e këngëtares Taylor Swift. Këngëtarja Swift, kishte dalë në skenë për të mbajtur fjalimin e saj me rastin e pranimit të çmimit për ‘Artisten më të Mirë të Vitit’, për të cilin e kundërshtoi Kanye West.
– Në këtë datë, por të vitit 1993, ka lindur këngëtarja Alice Florence Clarissa Merton, e njohur në skenë me emrin Alice Merton. Ajo u bë e famshme me hitin e titulluar ‘No Roots’.
– Me 13 shtator, të vitit 2013, këngëtari irlandez Hozier (Andrew John Hozier-Byrne), publikoi këngën e titulluar “Take Me to Church”, që ishte pjesë e albumit të tij të parë. Kënga u bë një hit masiv në gjithë botën dhe u certifikua me vlerësimin multi-platinum në disa shtete, si në Amerikë, Angli dhe Kanada.







