– Sot, me 30 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja me famë botërore e me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e lindur në vitin 1989, në New York. Në vitin 2017, kënga “Meant to Be”, një bashkëpunim me Florida Georgia Line, debutoi në vendin e parë në tabelën Hot Country Songs të Billboard dhe qëndroi atje për 50 javë, duke vendosur një rekord të ri.
– Në po këtë datë, të vitit 2018, këngëtarja Ariana Grande ishte në pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me studio albumin e saj të katërt me radhe, të titulluar ‘Sweetener’. Në këtë album ajo kishte bashkëpunime me Pharrell Williams, Nicki Minaj dhe Missy Elliott. Me albumin ‘Sweetener’, Ariana fitoi çmimin ‘Grammy’, për albumin më të mirë pop.







