– Me datën 29 gusht, të vitit 1958, kishte lindur mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, në Indiana të Amerikës. Ai ka publikuar mbi 100 hite, që arritën në pozitat e para të top listave muzikore në gjithë botën.
Jackson po ashtu mban edhe mbi 15 rekorde në librin ‘Guinness’, për albumet më të shitura në botë. Albumi i tij i vitit 1982 ‘Thriller’, është albumi më i shitur i të gjitha kohërave. Michael Jackson, vdiq me 25 qershor, të vitit 2009, në shtëpinë e tij në Los Angeles.
– Sot, feston ditëlindjen edhe këngëtari anglez, Liam Payne i lindur në vitin 1993. Në vitin 2011, ai mbante pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘What Makes You Beautiful’.
– Në këtë datë, të vitit të vitit 1992, Guns N’ Roses arritën në vendin e tretë në top listën muzikore ‘Billboard Hot 100’, me singllin e tyre “November Rain”, që ishte njëherit edhe i fundit në top dhjetëshen më të mirë në SHBA.







