Me 25 gusht 2001, këngëtarja Aaliyah, ylli R&B që kishte nisur karrierën si adoleshente në vitin 1994, vdiq tragjikisht në një aksident aeroplanësh në Bahamas, në moshën 22 vjeçare.
– Me 25 gusht, të vitit 2013, Miley Cyrus publikoi këngën ‘Wrecking Ball’, e cila u bë kënga e parë e Cyrus-it në pozitën e parë në top listat muzikore në SHBA dhe në Britani.
– Në po këtë datë, të vitit 1988, rock bendi Metallica, lansuan albumin e tyre të katërt të inçizuar në studio, të titulluar ‘…and Justice for All’, që përmban dy hitet e tyre ‘One’ dhe ‘To Live Is to Die’.
– Në këtë datë, të vitit 2014, dëgjuesit e radios BBC-së, e kishin vlerësuar pjesën e kitarës në këngën ‘Whole Lotta Love’ të Led Zeppelin, si instrumentin e luajtur më së miri në një këngë.







