– Me 18 gusht, të vitit 2014, albumi ‘X’ nga Ed Sheeran qëndroi për tetë javë në vendin e parë në tabelën e top listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.
– Në këtë datë, të vitit 1986, Bon Jovi lansoi në treg albumin e tretë me radhë të titulluar ‘Slippery When Wet’, që arriti në pozitat e para të top listave muzikore në shumë vende të botës dhe shitjet nga ky album kishin arritur në mbi 28 milion kopje.
– Me 18 gusht, të vitit 1992, vokalisti i bendit Nrivana, Kurt Cobain, u bë baba për herë të parë. Gruaja e tij, njëherit dhe këngëtarja Courtney Love, solli në jetë vajzën e tyre Frances Cobain.







