Me 27 tetor të vitit 2006, Amy Winehouse finalizoi albumin e saj të dytë dhe të fundit ‘Back to Black’. Albumi përmbante pesë super hitet e saj: ‘Rehab’, ‘You know I’m no Good, ‘Back to Black’, ‘Tears Dry on Their Own’ dhe ‘Love is a Losing Game’. Albumi i saj u shpall albumi më i mirë i vitit në ‘Grammy Awards’, duke u bërë albumi i dytë më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar i shekullit XXI. Në të gjithë botën, albumi ka shitur mbi 20 milion kopje.
Në po këte datë të vitit 1966, grupi ‘The Four Tops’, ishin në pozitën e parë në top listën britanike ‘Billboard Hot 100’, me këngën ‘Reach Out I’ll Be There.