Me 17 tetor të vitit 1970, grupi ‘Jackson Five’ filluan turneun pesë-javësh në Amerikë. Kënga e tyre ‘ABC’, ishte në pozitën e parë të top listës amerikane. Vetëm në vitin 1970, ky grup shiti mbi 10 milion kopje të albumit të tyre.
Në këtë datë të vitit 1973, The Rolling Stones performuan në Bruksel si pjesë e një turneu në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë. Anëtari Bobby Keys nuk u paraqit në koncert, e kjo reuzltoi qe ai te suspendohej nga grupi. Ai nuk u paraqit me grupin deri në turneun e tyre të vitit 1989.
Në po këtë datë ‘The Beatles’ udhëtuan drejt Manchester-it, ku u paraqitën në programin televiziv ‘People and Places’, ku performuan këngët ‘Some Other Guy’ dhe ‘Love Me Do’.