– Me 19 shkurt, të vitit 1977, Stevie Wonder fitoi çmimin Grammy për “Albumin më të mirë të Vitit”, me albumin e titulluar “Songs in The Key Of Life”. Ky ishte albumi i tij 18-të dhe pati tre këngë që e udhëhoqën drejt sukseseve të mëdha. Këngët e suksesshme të këtij albumi, ishin “Isn’t She Lovely”, “Joy Inside My Tears” dhe “Village Ghetto Land”, që patën ndikim shumë pozitiv në karrierën e Wonder.
– Me 19 shkurt, të vitit 1995, dueti Roxette shënuan histori, duke u bërë dueti i parë perëndimor që performuan në Pekin të Kinës. Këngëtari i parë cili mbajti koncert atje, ishte George Michael, për Vitin e Ri Kinez, më 10 shkurt, të vitit 1984.
– Në këtë datë, të vitit 2014, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, në Londër, David Bowie u shpall ‘Artisti më i mirë britanik’. Në po këtë vit, Arctic Monkeys fituan çmimin për ‘Grupin më të mirë’ dhe ‘Albumin më të mirë’, për të tretin vit me radhë, ndërsa këngëtarja Ellie Goulding, fitoi çmimin ‘Artistja më e mirë femër’.