Me 13 tetor të vitit 1973, The Rolling Stones qëndruan katër javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tyre: ‘Goats Head Soup’.
Në këtë datë të vitit 1979, Michael Jackson u pozicionu në pozitën e parë të top listës së këngëve më të mira në Amerikë, me këngën ‘Don’t Stop Till You Get Enough’.
Në po këtë datë të vitit 1984, bendi U2 për herë të dytë arriti pozitën e parë në Angli, me albumin ‘The Unforgettable Fire’. Albumi u realizua nga Brian Eno dhe Daniel Lanois dhe përmbante këngën ‘Pride (In The Name Of Love’).