– Me 3 nëntor, të vitit 1990, kënga “Unchained Melody” e interpretuar nga bendi The Righteous Brothers, u klasifikua në pozitën e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Angli, 25 vjet pasi ishte publikuar, e kjo falë përdorimit të saj si kolonë zanore e filmit “Ghost”. Ndryshe “Unchained Melody”, është një nga këngët më të ripërpunuara të shekullit të 20-të, me mbi 500 versione, në disa gjuhë të ndryshme.
– Në po këtë datë, të vitit 1960, Elvis Presley kryesoi top listën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Now or Never”. Kënga e cila u bazua në këngën e famshme italiane, “O Sole Mio”, ishte hiti i 5-të me radhë i Presley-t që kryesonte rangimin britanik.
– Ishte data 3 nëntor, e vitit 1992, kur bendi Bon Jovi publikuan albumin e tyre të pestë, të titulluar “Keep The Faith”, i cili kaloi gjithsej 49 javë në top listën Amerikane. Nga ky album dolën tri hit këngët e bendit, si: “Keep The Faith”, “Bed of Roses” dhe “In These Arms”.
– Me 3 nëntor, të vitit 1990, kënga “Ice Ice Baby”, e interpretuar nga Vanilla Ice, u bë hiti i parë i zhanrit rap, që arriti të klasifikohet në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’.
– Ishte 3 nëntori i vitit 1984, kur kënga ‘Caribbean Queen (No More Love on the Run)’ e interpretuar nga Billy Ocean, zuri vendin e parë në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’.







