– Sot i urojmë ditëlindjen këngëtarit dhe reperit, Shaggy emri i vërtetë i të cilit është Orville Richard Burrell dhe ka lindur me 22 tetor, të vitit 1968. Ai është i njohur për hitet e tij reggae-fusion si “Boombastic”, “It Wasn’t Me” dhe “Angel”, të cilat e bënë atë një artist ndërkombëtar të njohur në vitet e 90-ta dhe fillimin e viteve 2000.
– Më 22 tetor, të vitit 1966, anëtaret e bendit The Supremes, u bënë grupi i parë i vajzave me një album numër 1, të pozicionuar në SHBA, kur kënga e tyre e titulluar “A’ Go-Go”, e largoi këngën ‘Revolver’, të Beatles nga vendi i parë.
– Më 22 tetor, të vitit 2012, këngëtarja Taylor Swift, publikoi albumin e saj të katërt me radhë, të cilin e emërtoi ‘Red’. Kënga hit e këtij albumi ‘We Are Never Getting Back Together’, sipas këngëtares, fliste për ish të dashurin e saj.
– Në këtë datë, të vitit 2003, në mes të turneut të tyre të parë botëror dhe të mbushur me famë nga albumi i tyre debutues, themeluesi i Evanescence, Ben Moody e braktisi rock grupin pa paralajmërim.







