– Me 21 gusht, të vitit 1982, lideri i rock bendit U2, Bono u martua me Alison Stewart, të dashurën e tij që nga viti 1975. Çifti janë të martuar edhe sot e kësaj dite.
– Me 21 gusht, të 2014-ës, Sir Paul McCartney kryesonte listën e bas-kitaristëve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 1.2 miliardë dollarëve. Në vendin e dytë renditen Sting dhe Gene Simmons, të dy me një vlerë neto prej 300 milionë dollarësh, të ndjekur nga Roger Waters i Pink Floyd, Adam Clayton i U2 dhe Flea nga Red Hot Chili Peppers.
– Me 21 gusht, të vitit 1938, kishte lindur këngëtari, producenti dhe aktori Kenny Rogers. Ai kishte mbi 120 këngë, në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara në top listat muzikore Amerikane. Ai ishte i njohur për këngën e tij ‘Lady’, një nga hitet e viteve të 80-ta dhe ka me qindra çmime të fituara në muzikë. Kenny Rogers vdiq me 20 mars, të vitit 2020.
– Në këtë datë, të vitit 1997, albumi i tretë i grupit Oasis, i titulluar ‘Be Here Now’, u bë një nga albumet më të shitura në botë, me mbi 350 mijë kopje të shitura vetëm për një ditë.







