– Më 1 korrik, të vitit 2017, Ed Sheeran u rikthye në vendin e parë, me studio albumin e tij të tretë, të titulluar “ ÷” (divide).
– Më 1 korrik, të vitit 2016, në moshën 30 vjeçare, këngëtarja Lady Gaga për herë të parë u pajis me patentë shofer.
– Në po këtë datë, por të vitit 1989, dueti Milli Vanilli publikuan këngën “Girl I’m Gonna Miss You”, nga albumi i tyre debutues “Girl You Know It’s True”.
– Më 1 korrik, të vitit 2000, Kylie Minogue ishte në vendin e parë në tabelën e këngëve më të mira, në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Spinning Around’.







