– Me datën 17 qershor, të vitit 2006, këngëtarja Shakira arriti që të klasifikohet në vendin e parë në top listën muzikore Billboard, me këngën “Hips Don’t Lie”, të realizuar në duet me Wyclef Jean.
– Sot, feston ditëlindjen reperi amerikan, Kandrick Lamar, i lindur në vitin 1987.
– Me datën 17 qershor, të vitit 2022, këngëtarja Kate Bush arriti në vendin e parë, në listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Running Up That Hill’. Fillimisht e lansuar në 1985, kënga shijoi një jetë të re përsëri në top listat botërore, pasi u shfaq në filmin fantastiko-shkencor të Netflix-it ‘Stranger Things’.
– Me 17 qershor, të vitit 2011, një haker që vodhi disa këngë të pa publikuara nga këngëtarët Lady Gaga, Justin Timberlake, Leona Lewis, Kesha dhe Mariah Carey, gjatë viteve 2009 dhe 2010, u dënua