– Më 15 qershor, të vitit 1999, doli në treg albumi i titulluar ‘Supernatural’ nga Santana, që shkoi direkt në pozitën e parë në top listën e albumeve më të dëgjuara Billboard, në SHBA. Albumi përmban hitet “Smooth”, “Maria Maria” dhe “Put Your Lights On.”
– Më 15 qershor, të vitit 1989, rock bendi i famshëm Nirvana, publikuan albumin e tyre të parë të titulluar ‘Bleach’, në Amerikë. Vokalisti i këtij bendi, Kurt Cobain, pohoi se shumica e teksteve në këtë album u shkruan vetëm një natë para incizimit të albumit në fjalë.
– Sot më 15 qershor, feston ditëlindjen rap këngëtari, aktori dhe njëherit producenti amerikan, Ice Cube, i lindur në vitin 1969. Në vitin 1992 albumi i tij ‘Predator’, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë.
– Me 15 qershor, të vitit 2005, bendi Coldplay arritën që të klasifikohen në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara amerikane, me albumin e tyre të tretë me radhë, të titulluar ‘X&Y’.