– Me 10 maj, të vitit 1985, rock bendi më i suksesshëm i vajzave The Go-Go’s njoftuan për shpërbërjen e bendit. Në vitin 1981, ato publikuan albumin “Beauty and the Beat”, i cili bëri histori si albumi i parë i një grupi vajzash, që zuri pozitën e parë në top lista në Amerikë.
– Më 10 maj, të vitit 2019, fansat e Britney Spears, ishin mbledhur jashtë një gjykate në Los Angeles, në kuadër të lëvizjes #FreeBritney, lëvizje e cila e mbështeste këngëtaren në betejën e saj, për të fituar autonominë kundrejt babait të saj.
– Në datën e sotme 10 maj, të vitit 1969, rock bendi Led Zeppelin, arritën që të klasifikohen në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i tyre me emrin ‘Led Zeppelin’, ishte incizuar për 36 orë dhe tani konsiderohet si një nga debutimet më të rëndësishme të muzikës rock.