– Me datën 20 prill, të vitit 1993, Aerosmith publikuan studio albumin e tyre të 11-të me radhë, të titulluar ‘Get A Grip’.
– Me datën 20 prill, të vitit 2018, në moshën 28 vjeçare, ndërroi jetë DJ i famshëm suedez, Avicii. Ai është i njohur për super hitet ‘Wake me Up’, ‘Waiting for love’, ‘Heaven’ dhe ‘The Nights’.
– Në këtë datë, të vitit 1957, këngëtari Elvis Presley, qëndroi për 8 javë rresht në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën ‘All Shook Up’. Kjo këngë ishte kënga më e dëgjuar e vitit 1957.