– Më 2 mars të vitit 1994, rock bendi Nirvana, mbajtën koncertin e tyre të fundit kur u shfaqën në ‘The Terminal Einz’, në Mynih të Gjermanisë.
– Më 2 mars, të viti 1995, kënga “Streets of Philadelphia” e interpretuar nga Bruce Springsteen, fitoi tre çmime Grammy, atë për ‘Këngën e vitit’, ‘Performancën më të mirë vokale mashkullore’ dhe ‘Këngën më të mirë rock’. Kënga u shfaq në filmin Philadelphia (1993), një film që trajton HIV/AIDS, ku luajnë Tom Hanks dhe Denzel Washington.
– Në po këtë datë, të vitit 1975, bashkëshortja e këngëtarit Paul McCartney, Linda McCartney u arrestua për posedim personal të marihuanës. Në momentin e ngjarjes këngëtari Paul McCartney ishte duke e drejtuar automjetin, por ai nuk u akuzua për këtë vepër.