– Me 3 shtator, të vitit 2006, dueti Justin Timberlake dhe Timbaland, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë dhe Angli, me këngën e tyre ‘SexyBack’. Me këtë këngë ata fituan edhe çmimin ‘Grammy’, për ‘Vallëzimin më të Mirë’, në vitin 2007.
– Në këtë datë, të vitit 2008, këngëtari i zhanrit R&B, Ne-Yo, ishte shpërblyer me 700 mijë dollar për shkak se këngëtari R. Kelly, kishte braktisur turneun e tyre të përbashkët, që ishte planifikuar të mbahej në Amerikë.
– Në këtë datë, të vitit 1977, tre muaj pas vdekjes së Elvis Presley-t, këngëtari kishte 27 albume dhe 9 këngë në krye të top listave botërore. Albumi i tij ‘Moody Blue’, ishte albumi më i dëgjuar në vitin 1977.