– Me 30 nëntor, të vitit 1982, u publikua albumi ‘Thriller’, nga Michael Jackson. Albumi kaloi 190 javë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u bërë edhe albumi më i shitur i të gjitha kohërave i zhanrit pop, me mbi 66 milion kopje të shitura. Në të njëjtën datë, por të vitit 1991, Michael Jackson është pozicionuar për herë të katërt në pozitën e parë të klasifikimit anglez, për studio albumin e tetë me radhë, “Dangerous”.
– Në po këtë datë, të vitit 2012, albumi “Unapologetic” i këngëtares Rihanna, ishte në vendin e parë në tabelën e albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar.
– Me 30 nëntor, të vitit 1994, rap këngëtari Tupac Shakur u qëllua pesë herë me armë, gjatë një grabitjeje jashtë një studio regjistrimi, në qytetin e Nju Jorkut.