– Me 4 nëntor, të vitit 1997, këngëtarja Shania Twain, lansoi albumin e titulluar ‘Come On Over’, i cili u bë albumi më i shitur i zhanrit ‘Country’, nga një artiste. Albumi është shitur në më shumë se 40 milionë kopje, në mbarë botën.
– Në këtë datë, të vitit 1989, pop/rock dueti Roxette, arritën në pozitën e parë në top listat muzikore në SHBA, me hitin e titulluar ‘Listen to your heart’, duke u bërë hit në gjithë botën.
– Ishte viti 2002, kur Sir Elton John dhe kantautori i këngëve të tij, Bernie Taupin, në këtë datë u shpërblyen me çmimin ‘Music Industry Trust’, për tekstet e këngëve më të mira.