– Me 9 shtator, të vitit 1995, reperi Coolio ishte në pozitën e parë të top listave muzikore amerikane, me këngën ‘Gangsta’s Paradise’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Dangerous Minds’. Coolio për këtë këngë u shpërblye me çmimin ‘Grammy’, për këngën më të mirë në zhanrin Rap.
– Më 9 shtator të vitit 1956, Elvis Presley bëri paraqitjen e tij të parë në ‘The Ed Sullivan Show’, duke interpretuar këngët “Don’t Be Cruel”, “Love Me Tender” dhe “Ready Teddy”.
– Në këtë datë, të vitit 2003, këngëtari John Mayer, publikoi albumin e tij të dytë në studio ‘Heavier Things’. Albumi në fjalë arriti që të debutoj në pozitën e parë të top listës amerikane ‘Billboard’.
– Në po këtë datë, të vitit 2006, kënga ‘SexyBack’, nga albumi i dytë i këngëtarit Justin Timberlake, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, duke qëndruar për shtatë javë në vendin e parë.