– Me 26 gusht, të vitit 1995, këngëtari Seal, radhitej në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar ‘Kiss From A Rose’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Batman Forever’.
– Në këtë datë, të vitit 2005, bendi amerikan Green Day, ishin vlerësuar si rock bendi më i mirë atë vit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Kerrang Rock Awards’, që mbahet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, të vitit 2007, bendi The Rolling Stones, me koncertin e tyre të mbajtur në Londër përfunduan turneun e tyre muzikor ‘A Bigger Bang World’, që zgjati dy vite me radhë.