– Me datën 9 gusht, të vitit 1963, në New Jersey, kishte lindur këngëtarja dhe kantautorja e famshme, Whitney Houston. Në vitin 1985, kënga e saj ‘Saving All My Love For You’, ishte në krye të top listave të këngëve më të mira, ndërsa në vitin 1992, ishte balada e saj e famshme ‘I Will Always Love You’, e cila arriti në pozitat e para të top listave muzikore në shumë vende të botës. Libri i rekordeve ‘Guinness’, e ka cilësuar këngëtaren Huston, si artisten me më së shumti çmime të fituara në muzikë. Këngëtarja vdiq në shkurt të vitit 2012.
– Në këtë datë, të viti 2005, bendi kanadez Nickelback, lansuan këngën e famshme “Photograph”, që ishte pjesë e albumit të tyre ‘All The Right Reasons’. Me këtë këngë bendi arritën të kryesojnë top listat muzikore amerikane.