– Me datën 17 qershor, të vitit 2022, këngëtarja Kate Bush arriti në vendin e parë, në listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Running Up That Hill’. Fillimisht e lansuar në 1985, kënga shijoi një jetë të re përsëri në top listat botërore, pasi u shfaq në filmin fantastiko-shkencor të Netflix-it ‘Stranger Things’.
– Me 17 qershor, të vitit 2011, një haker që vodhi disa këngë të pa publikuara nga këngëtarët Lady Gaga, Justin Timberlake, Leona Lewis, Kesha dhe Mariah Carey, gjatë viteve 2009 dhe 2010, u dënua me 18 muaj paraburgim në Gjermani. Gjykata dëgjoi se si i riu, i cili e quante veten DJ Stolen, fitoi më shumë se 15.000 euro, duke thyer ligjet e të drejtave të autorit. 18-vjeçari përdori softuer special për të vjedhur këngë të pa publikuara më parë dhe më pas i ofronte ato për shitje në internet, me shuma të ndryshme.
– Sot, feston ditëlindjen reperi amerikan, Kandrick Lamar, i lindur në vitin 1987. Lamar njihet si anëtar i grupit të hip hopit të Bregut Perëndimor, Black Hippy të cilët u bënë të famshëm edhe në Amerikë. Në ceremoninë e 57-të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’ në vitin 2015, Lamar fitoi çmimin për ‘Performancën më të mirë Rap’ dhe ‘Këngën më të mirë Rap’, me singlin e tij të titulluar “I”.