– Më 20 maj, të vitit 2022, këngëtari Harry Styles, lansoi solo albumin e tretë të titulluar “Harry’s House”, i cili debutoi në pozitën e parë të top listave muzikore të shumë vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Amerikën. Albumi përmban hitet si “As It Was”, “Late Night Talking”, etj.
– Me 20 maj, të vitit 2007, këngëtarja Rihanna në bashkëpunim me këngëtarin Jay-Z, u pozicionuan në vendin e parë të top listës amerikane ‘Billboard’, ku qëndruan plot 10 javë, me duetin e tyre të titulluar ‘Umbrella’.
– Në datën e sotme 20 maj, të vitit 1978, këngëtari Paul McCartney, ishte në pozitën e parë në top listat e këngëve më të mira në Amerikë, me këngën ‘With A Little Luck’.
– Në vitin 2006, bendi rock/heavy metal, Lordi nga Finlanda, u bënë bendi i parë i këtij zhanri, që fituan spektaklin në ‘Eurovision’.