– Më 29 janar, të vitit 1996, George Michael kryesonte top listën britanike, me hit këngën ‘Jesus to A Child’.
– Më 29 janar, të vitit 1977, kënga ‘Car Wash’ nga grupi legjendar Rose Royce, u rendit në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara, në Amerikë.
– Në këtë datë, të vitit 2006, rock bendi Arctic Monkeys, arritën në pozitën e parë në top listat muzikore britanike, me albumin ‘Whatever People Say I Am That’s What I’m Not’. Ky ishte edhe albumi debutues i grupit. Grupi pas debutimit, arriti shumë shpejtë të jetë grupi me shitjet më të shpejta të albumeve, me më shumë se 360 mijë kopje të shitura, vetëm në javën e parë të publikimit të albumit në fjalë.