Më 31 mars të vitit 1987, Prince lansoi albumin e nëntë “Sign o’ the Times”, i cili përmbante edhe tri hitet e tij më të mëdha: “’If I was Your Girlfriend’, ‘U Got the Look’ dhe ‘Sign o’ the Times”. Në vitin 1989, Revista “Time Out” e rënditi këtë album si albumin më të mirë të të gjitha kohërave.
Në këtë ditë të vitit 2019, reperi dhe tekstshkruesi amerikan, Nipsey Hussle u vra në parkingun e dyqanit të tij në Los Angeles. Ai ishte vetëm 33 vjeç.
Në këtë ditë të vitit 1994, Madonna bëri një skandal mediatik në emisionin “The Late Show” me David Letterman, të cilit ia dha mbathjet e saj në emision. Ai i kishte futur ato në sirtarin e tavolinës së tij.