Konkursi Ballkanik i Kompozitorëve në Prishtinë 2019, bënë thirrje për “Konkursin Ballkanik të Kompozitorëve në Prishtinë” (BCCP). Kompozitorët të cilët janë të interesuar për të bashkëpunuar me ansamblin Oerknal, formacion lider në promovimin e muzikës bashkëkohore me bazë në Holandë , duhet të jenë nga Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi.
Konkursi Ballkanik i Kompozitorëve në Prishtinë është krijuar nga Dardan Selimaj , themelues dhe udhëheqës artistik i festivalit DAM dhe Rreze Kryeziu-Breznica , drejtoreshë ekzekutive e festivalit DAM, me qëllim të krijimit të një platforme bashkëpunimi në mes të kompozitorëve që vijnë nga 6 vende të Ballkanit me një ansambël evropian të muzikës së re.
Afati i fundit për aplikim në Konkursin Ballkanik të Kompozitorëve në Prishtinë është 10 janari i vitit 2019. Për më shumë informata mund të kontaktoni këto faqe zyrtare: damfest.com ; oerknal.org; balkan.ccp@gmail.com